Tri shpërthime të fuqishme në Veri – Shqip

by admin
Spread the love

Tri shpërthime janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut, te “Tre Rrokaqiejt”, pas mesnatës.

Burime nga kjo zonë kanë thënë për KOHËN se shpërthimet kanë qenë të fuqishme.Granatat e dorës dyshohet se janë gjuajtur tek Qendra peë kontrollin e veturave dhe Car Lazari, në Mitrovice të Veriut. Burime nga kjo zonë kanë thënë se KFOR është në vendin e ngjarjes e se banorët janë larguar nga kafenetë që kanë qenë afër.

Carabinierët kanë shtuar lëvizje në veri. Po ashtu mësohet se pas shpërthimeve, po kontrollohen vendet ku janë dëgjuar shpërthimet. Është kontaktuar Policia e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje.

You may also like