Tri herë kam rënë në burgjet e këtij shteti – Shqip

by admin
Spread the love

10:35 | 4 Shkurt 2022

258862403_301511641959466_6931851742083739040_n

Reperi Getinjo ka treguar një detaj interesant nga e kaluara e tij.

Getoar Aliu apo ndryshe i njohur si Getinjo ndodhet në Hungari ku edhe ka postuar foton e fundit, shkruan lajmi.net.

Reperi nga Ferizaji i ka bërë një vizitë kryeqytetit hungarez meqë rast me anë të imazhit që ka postuar ai ka treguar një detaj të pathënë më herët.

Duke postuar foto nga Budapesti i bukur Getinjo ka rrëfyer të kaluarën e tij që e lidhë me këtë shtet.

Getinjo tregoi se kanë qenë plot tri herë rastet kur ai ka përfunduar në burgjet e këtij shteti.

Sipas shkrimit të reperit kjo aludohet të ketë ndodhur në kohën kur shqiptarët tentonin kalim kufirin ilegalisht për të dalë në Evropë dhe Hungaria ka qenë një nga shtetet që ka shërbyer si ‘urë lidhëse’ për këtë qëllim.

“Këtu ku shumë shqiptarë kanë përjetuar maltretimin, njëri prej tyre edhe unë. Sot vij e i rrahë me dokumente gojës. Jeta është interesante! Tri herë kam qenë në burgje të këtij shteti, duke u munduar të dalë në Evropë. Zoti është i mrekullueshëm”, ka shkruar Getinjo në InstaStory.

Tanimë Mozzik gëzon dokumentacion të plotë të lëvizjes së lirë./Shqip/


You may also like