Tri alternativa për të zëvendësuar Ten Hag, mes tyre edhe trajneri i kombëtares

by admin
Spread the love

Roberto de Zerbi, Thomas Frank dhe Gareth Southgate po konsiderohen si alternativa të mundshme për Erik ten Hag, nëse Manchester United zgjedh të mos vijojë bashkëpunimin me holandezin.

Sipas ESPN, Djajtë e Kuq ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e 54-vjecarit nga grupi INEOS, i cili mori 27.7% të aksioneve të klubit në shkurt dhe drejtimin e anës sportive të klubit.

Sapo kanë marrë përsipër operacionet futbollistike, INEOS kanë bërë ndryshime në strukturën e klubit, si Omar Berrada në rolin e shefit të ri ekzekutiv apo dhe Dan Ashworth në rolin e drejtorit sportiv.

Ten Hag u emërua nga Ajaxi në Qershorin e 2022 me një kontratë tre-vjecare dhe rezultatet e fundit kanë shkaktuar pasiguri mbi holandezin. Një kriter i rëndësishëm për 54-vjecarin është kualifikimi në Champions League në sezonin e ardhshme, në rast dështimi klubit do të pësonte edhe ulje të të ardhurave dhe probleme me rregullat e fair-play financiar.

Nëse vendi i pestë konvertohet në një pozicion që të kualifkon në Champions League, atëherë për United do të bëhej më e lehtë ndjekja e kualifikimit, por gjithcka mbetet e hapur deri në fund.

Burimet konfirmojë se Southgate ka gjasa reale që të marrë drejtimin e Man.Utd pas përfundmit të Euro 2024, me 53-vjecarin që nuk ka drejtuar asnjë klub që pasi u shkarkua nga Middlesbrough në 2009. Por, pika e takimit të Southgate me Djajtë e Kuq mund të jetë drejtori sportiv, Dan Ashworth, me të cilin ka punuar më herët në Federatën Angleze.

United nuk ka konfirmuar asnjë lajm, por mundësitë janë të shumta që në pankinën e Djajve të Kuq në sezonin e ardhshëm të jetë një fytyrë e re./ Super Sport


Top Channel

You may also like