Trençevska: Metodologjia e re për pagat deri në fund të vitit

by admin
Spread the love




Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençeska sot tha se metodologjia e re për pagat do të jetë gati deri në fund të vitit, ndërsa do të fillojë të aplikohet nga janari i vitit të ardhshëm.

Në një deklaratë, Trençevska sot tha se dialogu social është i hapur me metodologjinë e re dhe me ligjin për pagat do të rriten pagat në sektorin publik.

“Dialogu social është i hapur. Bëhet fjalë për zgjidhje sistematike, e jo për zgjidhje ad-hok. Procesin e udhëheq Kabineti i zëvendëskryeminitrit për Çështje ekonomike, së bashku me ministrin e Financave, ndërsa unë si ministre e Punës jam e përfshirë në seksionin për sindikatat dhe të drejtat e punëtorëve”, tha Trençevska, duke shtuar se ajo pret të ketë debate publike për metodologjinë e propozuar.

 


You may also like