Trembëdhjetëvjeçarja nga Begraca Emine Gashi, një sportiste që premton shumë (FOTO+VIDEO)

by admin
Spread the love

Emine Gashi është nxënëse e klasës VII-5 në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë. Natyrisht, nënëse e shkëlqyeshme. Përpos mësimit ajo merret edhe me sport dhe me ecje në male në natyrë

Sportin e karatesë e praktikon që disa vite dhe ka arritur brezin ngjyrë kafe, dmth me marrjen e brezit të ardhshëm ajo fiton emrin mjeshtër i karatesë. Tri herë në jave ajo shkon dhe praktikon karaten në klubin e karatesë Dardania me trajner Shumzim Krasniqin. Deri më tani ka marr pjese disa herë në gara në nivel të Kosoves apo edhe ato gjithëkombëtare, në karate ka arritur rezultate te mira.

Përpos kësaj, Eminja hobi e ka edhe shigjetarinë, sport të cilin e praktikon me shumë pasion të madh. Sporti i shigjetarisë në Kosovë nuk është mjaft i zhvilluar, por ja që Eminja dëshiron të arrit majat e këtij sporti. Gjuajtja në hark është art në vete, ndërsa të apasionuarit thonë se është një ndjenjë e papërshkrueshme..Edhe klubi ku e praktikon shigjetarinë e mban po të njëtin emër, Dardania.

Edhe në shigjetari ka marr pjesë në gara të ndryshme në nivel të Kosovës si në Prizren, Prevallë, po ashtu edhe në Istog. (Shtegu.com)

You may also like