Tregolësh dhe asist për Benzema, Al Hilal gjen fitoren e gjashtë radhazi

by admin
Spread the love

Fitojnë Al Ittihad dhe Al Hilal në Arabinë Saudite, ndeshje që u transmetuan në Shqip/DigitAlb.

Skuadra e Karim Benzema u rikthye te suksesi në kampionat, duke mposhtur Abha me rezultatin 4-2.

Sulmuesi francez, i cili mban shiritin e kapitenit tek ekipi saudit, ishte protagonist absolut me 3 gola dhe një asist. Fitorja e sotme e ka ngjitur Al Ittihad në vendin e pestë me 24 pikë. 11 larg kreut.

Aty ku qëndron Al Hilal, që triumfoi 2-0 kundër Al Taawon. Skuadra e drejtuar nga Jorge Jesus, siguroi suksesin e gjashtë radhazi në kampionat falë golave të Aleksandar Mitrovic dhe Mohamed Kanno në minutat e fundit.


Top Channel

You may also like