Tre muaj pas tërmetit shkatërrimtar, solidariteti, çelës i mbijetesës në fshatin maroken

by admin
Spread the love

Gati tre muaj pas tërmetit shkatërrimtar që goditi rajonin malor në jug të Marokut temperaturat e dimrit po afrohen për banorët e fshatit me tenda pranë Marrakesh.

Ata përpiqen të shfrytëzojnë sa më mirë mundësitë e tyre, duke kthyer strehat e improvizuara në hapësira ku mund të banohet.

“Modelin e kampit tonë e kanë vlerësuar për solidaritetin, kemi një furrë të përbashkët dhe mundohemi të ndajmë donacionet që na sjellin”,  thotë Taoufiq Jaidi, koordinator i kampit të Imzilne.

Donatorë publikë e privatë kanë sjellë në kamp ngrohëse, tualete portative dhe ngrohëse dushi, që po mbajnë në jetë fshatin rreth 1000 metra mbi nivelin e detit.

Temperaturat në këtë kohë të vitit i afrohen zeros.

Tre muaj më parë, tërmeti shkatërrimtar vrau thuajse 3000 njerëz dhe gati dy milionë pësuan dëme në shtëpitë e tyre nga tronditja e magnitudës 6.8 më 8 shtator.

Imzilne, fshati me 250 rezidentë rreth 60 kilometra në jug të Marrakesh thuajse u shkatërrua dhe detyroi banorët të vendoseshin në tenda të përkohshme.

Vendasit përpiqen të përfitojnë duke u solidarizuar me njëri-tjetrin, duke përgatitur bukë, e duke ngrënë së bashku.

Një elektricist i ka sjellë atyre linjën nga fshati dhe një hidraulik ka instaluar ujin e rrjedhshëm.

Shumë janë të shqetësuar për ritmin e ngadaltë të rindërtimit, në rajonin e varfër thuajse dy herë më shumë se mesatarja e vendit.

“Mendojmë gjithmonë për shtëpitë që na kanë premtuar, disa kanë marrë, disa jo,” thotë rezidentja Malika Abbenay duke qëndruar ne tendën me plastike. “Herën e fundit që ra shi ishte shumë e vështirë.”