Tre gola në miqësoren e luksit, City mposht Bayernin

by admin
Spread the love

Manchester City fitoi 2-1 miqësoren e luksit përballë Bayern Munchen, sfidë që u transmetua në Shqip 2.

Dueli i luajtur në Tokio, Japoni, përfundoi me suksesin e kampionëve të Anglisë dhe Europës.

Skuadra e Pep Guardiolës e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të 20-vjeçarit James McAtee (21’). Mathys Tel vendosi përkohësisht baraspeshën nëntë minuta përpara fundit, por Aymeric Laporte riktheu Man. City në avantazh (86’).

Trajnerët Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel përfituan të aktivizonin shumë lojtarë në këtë përballje. Ky i fundit i dhuroi 8 minuta edhe Arijon Ibrahimovic, 17-vjeçarit me origjinë shqiptare.


Top Channel

You may also like