Tre filma shqiptarë, fitues në Festivalin e Varshavës

by admin
Spread the love

Filmi fitues i Sundance, ‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli ka fituar çmimin e garës ndërkombëtare ‘1-2 Competition’ në festivalin e Varshavës, çmim ky që u ndahet regjisorëve për filmin e parë ose të dytë të gjatë.

Njëkohësisht ‘Virgjëresha Shqiptare’ nga Bujar Alimani, ka fituar ‘Çmimin Special të Jurisë’ në kategorinë kryesore dhe ‘Çmimin e Jurisë Ekumenike’.

‘Luaneshat e Kodrës’ nga Luàna Bajrami, u shpërblye me çmimin ‘FIPRESCI’ që ndahet nga ‘Federata Ndërkombëtare e Kritikëve të Filmit’ (Fipresci) për regjisorët nga Europa Lindore.

‘Zgjoi’ ka si producent Yll Ukën dhe është një bashkëprodhim mes Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

‘Virgjëresha Shqiptare’ është bashkëprodhim mes Gjermanisë, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës.

‘Luaneshat e Kodrës’ është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin, dhe bashkëproducent Pascal Judelewicz./revistawho.com

You may also like