Trazirat dhe protestat masive/ Kryeparlamentarja e Sri Lankës: Presidenti do të japë dorëheqjen javën e ardhshme

by admin
Spread the love

Kryetarja e Parlamentit të Sri Lankës, Mahinda Yapa Abeywardena tha se presidenti Gotabaya Rajapaksa e informoi atë se do të japë dorëheqjen më 13 korrik.

Njoftimi erdhi pas një kërkese të kryeparlamentares, e cila kërkonte dorëheqjen e presidentit pas një takimi të krerëve të partive.

Edhe kryeministri i i Sri Lankës, Ranil Wickremesintha gjithashtu se edhe ai është i gatshëm të dorëhiqet, sipas CNN.

Ai shkroi të shtunën në Twitter se pranoi rekomandimin e liderëve të partisë për të dhënë dorëheqjen.

 “Për të siguruar vazhdimësinë e qeverisë duke përfshirë sigurinë e të gjithë qytetarëve, unë pranoj rekomandimin e liderëve të partisë sot, për t’i hapur rrugë një qeverie gjithëpartiake”, shkroi Wickremesinghe në Twitter.

“Për ta lehtësuar këtë unë do të jap dorëheqjen si kryeministër”, tha ai.

Wickremesinghe nuk i ka dorëzuar ende presidentit letrën e dorëheqjes.

Sipas kushtetutës së Sri Lankës, nëse Wickremesinghe dhe Rajapaksa japin dorëheqjen, kryetari i parlamentit do të jetë si president në detyrë për një maksimum prej 30 ditësh. Ndërkohë, parlamenti do të zgjedhë një president të ri brenda 30 ditëve nga një prej anëtarëve të tij, i cili do të mbajë detyrën për dy vitet e mbetura të mandatit aktual.

Rreth 100,000 protestues u mblodhën jashtë rezidencës zyrtare të presidentit të shtunën, duke kërkuar dorëheqjen e Rajapaksas.

Videoja e transmetuar në televizionin e Sri Lankës dhe në mediat sociale tregoi se protestuesit hynë në Shtëpinë e Presidentit,  zyrën dhe rezidencën e Rajapaksa në kryeqytetin tregtar të Colombo, pasi depërtuan kordonët e sigurisë të vendosura nga policia.

Imazhet treguan demonstruesit brenda ndërtesës duke varur pankarta nga ballkoni, si dhe duke notuar në pishinën e rezidencës.

Mediat lokale raportuan se protestuesit shkelën rezidencën zyrtare të kryeministrit , të njohur si Pemët e Tempullit, dhe gjithashtu i vunë flakën shtëpisë së tij private , sipas zyrës së tij.

Numri i personave të lënduar në protestat e Sri Lankës është rritur në 55, sipas Dr. Pushpa Zoysa në Spitalin Kombëtar të Sri Lankës, ku  tre persona morën plagë me armë zjarri.

Kombi i Azisë Jugore po vuan krizën e tij më të keqe financiare në historinë e fundit, duke lënë miliona njerëz në luftë me sigurimin e nevojave bazike si ushqime, ilaçe.

Dhjetëra mijëra vendas kanë dalë në rrugë muajt e fundit, duke u bërë thirrje liderëve të vendit të japin dorëheqjen për keqmenaxhimin ekonomik.

Shkollat ​​janë pezulluar dhe karburantet janë kufizuar në shërbimet thelbësore. Pacientët nuk janë në gjendje të udhëtojnë në spitale për shkak të mungesës së karburantit dhe çmimet e ushqimeve janë në rritje.

Në disa qytete të mëdha, përfshirë Colombon, qindra janë të detyruar të qëndrojnë në radhë për orë të tëra për të blerë karburant, ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë dhe ushtrinë ndërsa presin.


Top Channel

You may also like