Transportuesja izraelite merret peng nga rebelet jemenitë në Detin e Kuq (fotot)

by admin
Spread the love

Një transportuese në pronësi izraelite raportohet se është marrë peng nga rebelët jemenitë Huthi, shkruanin sot mediat perëndimore.

25 njerëz raportohet se ishin në bordin e transportueses detare ‘Galaxy Leader’ kur u mor peng nga militantët që raportohet se mbështeten nga Irani.

Anija po lundronte në detin e Kuq, në jug të Xheda në Arabinë Saudite një ditë më parë kur u sulmua.

Ndalesa e saj e fundit ishte Korfez në Turqi, teksa lundronte drejt Pipavav, Indi, kur dhe u raportua pengmarrja nga Izraeli.

Sulmi vjen pak pasi rebelët Houthi thanë se do të godasin mjete të lidhura me Izraelin në detin e Kuq, edhe pse zyrtarët izraelitë mohonin sot se mjeti kishte lidhje me Izraelin.

Ata gjithsesi quanin ngjarjen “akt terrorist”.

Mediat vendase thonin se anija ishte në pronësi të biznesmenit izraelit Abraham “Rami” Ungar.

Revista Forbes e liston atë si një nga më të pasurit në vend me $3.2 miliardë.

Zyrtarët izraelitë insistonin se anija me flamur të Bahaman ishte “në pronësi britanike dhe e operuar nga një kompani japoneze”.

Kompania e biznesmenit ‘Ungar’ tha se ishte në dijeni të incidentit por nuk mund të komentonte teksa priste konfirmime.

Një anije e kësaj kompanie pësoi një shpërthim të pashpjeguar në 2021 në gjirin e Omanin, për të cilin mediat izralite fajësonin Iranin, shkruan The Sun.