Transferimi te Juventus i krijon probleme Vlahovic, do të kallëzohet penalisht

by admin
Spread the love

Transferimi i Dusan Vlahovic te Juventusi nuk ka vetëm momente pozitive. Sulmuesi rezultoi pozitiv me Covid-19 para disa ditësh dhe udhëtimi i tij në Torino tregon se sulmuesi serb ka thyer izolimin e tij dhe rregullat e vendosura.

Të paktën sipas asaj që pohoi për TGR Rai Toscana, drejtori i departamentit të higjienës publike të ASL Toscana Centro, Giorgio Garofalo, Dusan Vlahovic do të kallëzohet penalisht për çdo veprim që ka kryer kundër rregullave.

“Çështja po krijon një imazh të rëndë në media, por ne si ASL jemi shume te qetë. Rregullat janë të qarta: I vaksinuari me tre doza midis pozitivitetit dhe negativitetit duhet te presë 7 ditë. Nëse braktis izolimin është shkelje e rregullave dhe ai mund të mbajë edhe përgjegjësi penale. Veprimet tona janë të detyruara  dhe si ASL jemi të qetë pasi kemi bërë gjithçka që është e nevojshme që nga dje”.

Veprimet e planifikuara do të zbatohen javën e ardhshme pasi lojtari do të duhet të presë nesër para se të largohet nga apartamenti i tij për të bërë një tampon dhe për të marrë zyrtarisht përgjigjen se është negativ nga Covid-19.

ASL bëri të ditur se nuk ishte dhënë asnjë autorizim për ta lejuar udhëtimin e tij në Torino mëngjesin e sotëm dhe tani rrezikon një kallëzim penal. /oversport.tv

You may also like