Transferimi i Ronaldos në Arabi, drejtori i Al Nassr driblon pyetjen për portugezin

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo vijon të mbetet një lojtar pa klub që pas krisjes me ish-ekipin e tij Manchester United. Në media flitet se 37-vjeçari është pranë një marrëveshje me klubin Al Nassr.

Për këto spekulime rreth pesë herë “Topit të Artë”, ka zgjedhur të flasë vetë drejtori sportiv i klubit saudit. Në një intervistë të dhënë, Marcelo Salazar, ka thënë se nuk është i autorizuar të japë një përgjigje po ose jo për ardhjen e Cristiano Ronaldos.

Në rast se ky transferim realizohet me sukses, ish-sulmuesi i Manchester United do të bëhet lojtari më i paguar në botë. Shifra që është parashikuar është 200 milionë euro në sezon. /oversport.tv

Foto: Portugal, Twitter

 

You may also like