Transferim rekord, talenti kosovar firmos në Superligën turke

by admin
Spread the love

Paraqitjet e mira në kampionatin kosovar me skuadrën e Llapit nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe tashmë Valmir Veliu hedh një hap të rëndësishëm në karrierë sepse është transferuar zyrtarisht në Superligën turke.

Sulmuesi na Podujeva që shënoi 11 gola me skuadrën kosovare sezonin e kaluar është lojtari më i ri i Gaziantep FK, në elitën e futbollit turk.

Mediat kosovare raportojnë se turqit kanë paguar 160 mijë euro për kartonin e lojtarit, duke e kthyer kështu këtë transferim në më të shtrenjtë të një futbollisti nga Superliga e Kosovës. Kujtojmë se Valmir Veliu është një lojtar i kombëtares kosovare. / Oversport.tv

Foto: Gaziantep FK Twitter

You may also like