Trajneri i ri i Kombëtares, Sylvinho: Do ta dërgojmë Shqipërinë lart

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sylvinho është prezantuar sot si trajneri i ri i kombëtares shqiptare.

48-vjeçari brazilian, i cili luajti e fitoi trofe me skuadra si Barcelona dhe Arsenali, ka firmosur një kontratë 18-mujore me FSHF-në.

Ish-mbrojtësi i majtë zbuloi në konferencën për shtypin pse zgjodhi Shqipërinë dhe tregoi objektivat e tij në krye të kuqezinjve.

Doja t’u falënderoja që jeni këtu. Jam i kënaqur. Puna e një trajneri është e vështirë, kurrë e thjeshtë. Duhet të bëjmë zgjedhje, herë fiton e herë jo. Falënderoj Rejën për punën e bërë, këta futbollistë, zemrën dhe pasionin.

Kemi dëshirë të sjellim rezultate pozitive për të dërguar kombëtaren në pozicionin e duhur. Këtë pashë kur takova presidentin për herë të parë. Edhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për të bërë mirë, për t’i dhënë vazhdimësi projektit.

Të gjithë flasin për zgjedhjet e trajnerit apo pozicionin e tij. FSHF më bindi të merrja përsipër këtë punë. Jemi të kënaqur, besoj do bëjmë një punë të mirë”, u shpreh Sylvinho, i cili menjëherë firmosi kontratën me presidentin Duka.


Top Channel

You may also like