Trajneri i Bolonjës, Mota pas pikës ndaj Milanit: Për arbitrin flet drejtori, jam krenar që stërvis këta

by admin
Spread the love

Përfundoi në shifrat 2-2 ndeshja e mbrëmjes së djeshme mes Milanit dhe Bolonjës, pas gati 100 minutash beteje dhe episodeve të bujshme. Një mundësi e rëndësishme e humbur për skuadrën e Piolit, sidomos duke pasur parasysh frenimin e Juves, që barazoi me Empolin.

Për kuqezinjtë, Ruben Loftus-Çik shënoi dy herë, jashtëzakonisht cinik para portës, ndërsa për kuqeblutë shënoi me Zirkze dhe Orsolini.

Bolonjezët marrin në shtëpi një pikë të çmuar që i lejon të qëndrojnë në vazhdën e zonës europiane, duke shënuar barazimin e dytë në 4 ndeshjet e fundit: pas kaq shumë fitoreve, një rënie që mund të pritet, edhe sepse dje Bolonja u tregua një në gjendje të mirë. Për të nënvizuar performancën e Zirzkes, i cili mban “peng” të gjithë mbrojtjen e Milanit.

Tiago Mota, i cilu u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari në pjesën e parë,  u shfaq shumë i kënaqur në fund të ndeshjes, por nuk kurseu e drejtuesit e tij:

“Gjendja ime shpirtërore është fantastike. I dua djemtë e mi kur luajnë kështu. Nuk flas për episodet e arbitrit. Për këtë flet drejtori Sartori dhe nëse nuk flet për këtë do të thotë se gjithçka është në rregull. Djemtë hynë në fushë që në minutën e parë për të fituar ndeshjen. Një kolektiv që ndihmon njëri-tjetrin në fazën sulmuese dhe mbrojtëse. Jam krenar që i stërvis këta djem”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like