Tragjike! Gjimnastja 11-vjeçare ukrainase vritet nga rusët në Mariupol

by admin
Spread the love

Një gjimnaste ukrainase 11-vjeçare, Kateryna Dyachenko, ka mbetur e vrarë në banesën e saj, që u shemb pas një sulmi me raketë nga rusët në Mariupol. Lajmin e ka bërë të ditur trajnerja e saj, Anastasia Meshchanenkova.

Shpërthimi i fuqishëm i mori jetën edhe babait të sportistes, kurse vëllai dhe nëna shpëtuan mrekullisht, por që të dy nuk mund evakuohen nga qyteti, ku kanë mbetur të izoluar bashkë me mijëra persona të tjerë.

Trajnerja e Katerinës, Anastasia Meshchanenkova, ka postuar në Instagram një foto bashkë me gjimnasten e vogël, që mban në qafë një medalje dhe në duar një kupë të vogël. Fotoja është bërë dhjetorin e kaluar, kur lufta nuk kishte nisur.

Vdekja tragjike e sportistes 11-vjeçare ka shkaktuar indinjatë të thellë, sidomos te organizatat e gjimnastikës në gjithë botën. “Nuk mund ta besoj, kolegia jonë ukrainase ka humbur jetën nga kjo tragjedi e tmerrshme. Kjo krijesë e mrekullueshme dhe e pafajshme është një engjëll”, – ka thënë gjimnastja bullgare Iliana Raeva, presidente e federatës kombëtare të gjimnastikës ritmike.

Shtëpia e Katerinës u shemb nga një goditje e artilerisë ruse në Mariupol, qytetin e bombarduar në mënyrë konstante që nga dita e parë e sulmit në Ukrainë.

You may also like