Tragjedia në Bullgari, ASH kërkon llogari nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

by admin
Spread the love




Aleanca për Shqiptarët në një reagim për media kanë thënë se edhe pse për më shumë se një muaj nuk ka asnjë epilog zyrtar dhe autoritetet po mbajnë fshehur të gjitha informacionet rreth tragjedisë me autobusin e Besa Trans, sipas tyre mediat kanë nxjerrë në shesh një skandal që dëshmon për përgjegjësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
“Spasovski më 26 nëntor 2021 ka nënshkruar vendimin për ndalesën e veprimtarisë së stacionit për kontroll teknik “Via Komerc Xhemal” nga fshati Gllumovë, për shkak të parregullsive të konstatuara që nga data 12 gusht 2021. Ndërkohë, brenda periudhës nga konstatimi i parregullsive deri në nënshkrimin e vendimit, më 5 tetor 2021, në këtë stacion kishte kryer kontroll autobusi që u dogj në Bullgari dhe mori jetën e 45 qytetarëve. Përveç kësaj kujtojmë se vendimi për mbylljen e stacionit ishte nënshkruar vetëm 3 ditë pasi ndodhi tragjedia. Sipas kësaj, Ministri Oliver Spasovski duhet të tregojë përse e ka lejuar këtë stacion të punojë edhe 3 muaj e gjysmë pasi janë konstatuar parregullsitë dhe deri kur ka menduar ta lejojë të punojë. A do ta kishte mbyllur nëse nuk do të ndodhte tragjedia dhe sa autobusë kanë kaluar në ndërkohë përmes këtij stacioni gjatë kësaj periudhe? Ky skandal më së miri dëshmon përgjegjësinë e institucioneve dhe Qeverisë në përgjithësi në tragjeditë e fundit që morën dhjetëra jetë të qytetarëve të pafajshëm”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.


You may also like