Trafik i ngarkuar,policia rrit prezencën dhe kujton:Mos përdorni as fishekzjarret

by admin
Spread the love

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me situatën e ngarkuar  në disa akse rrugore të vendit në vigjilje të ndërrimit të viteve. Përmes një njoftimi, autoritetet bëjnë me dije se është rritur prezenca e Policisë Rrugore dhe patrullave, ndërsa akset po monitorohen edhe me makinat inteligjente dhe dronë.

“Nisur nga fluksi shumë i lartë i automjeteve, jo vetëm  në qendrat urbane por edhe në akset nacionale dhe rurale, Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe ato të Patrullave të Përgjithshme,  duke patrulluar me mjete të paloguara, si dhe po monitorohet qarkullimi i automjeteve me makinën inteligjente, dronë, radarë,  kamera e aparatë fotografik, me qëllim parandalimin e akisdenteve rrugore. Policia e Shtetit, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të qëndrojnë në radhë në ato akse rrugore ku ka lëvizje të ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve. Të mos shpejtojnë pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë dhe nga makina inteligjente dhe masa administrative do t’ju shkojë në banesë”, njoftoi policia ndërsa kujton qytetarët të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Kujtesa e fundit e tyre është për të mos përdorur fishekzjarre. “Njëkohësisht Policia e Shtetit apelon për zbatim të masave anticovid, dhe për mospërdorim të fishekzjarrëve”, thuhet në njoftim./Opinion.al

 

 

 

You may also like