Tottenham në garë për Todibon

by admin
Spread the love

Tottenham Hotspur është i etur për të nënshkruar me mbrojtësin e Nice, Jean-Clair Todibo në janar, duke i bërë konkurrencë Manchester Unitedit.

Mbrojtësi francez është në listën e Tottenham Hotspur për afatin kalimtar të janarit pasi thuhet se ata kanë nisur bisedimet për të nënshkruar me lojtarin nga Nice, sipas gazetarit Fabrizio Romano, përcjell lajmi.net.

Skuadra e Premier League ka folur tashmë me përfaqësuesit e lojtarit dhe së shpejti do të përpiqet të negociojë një marrëveshje me klubin francez për të siguruar nënshkrimin e lojtarit.

Manchester United po ashtu është i interesuar për Todibo gjatë afatit kalimtar të verës dhe thuhet se po planifikonte një lëvizje me vlerë 40 milionë euro për francezin, por një marrëveshje përfundimisht nuk u realizua.

Por “Djajtë e Kuq” pritet të bëjnë një tjetër ofertë për lojtarin muajin e ardhshëm, pasi ata kërkojnë të forcojnë prapavijën e tyre pas një fillimi të vështirë të sezonit. /Lajmi.net/

 

You may also like