Tottenham fiton derbin e Londrës veriore dhe rihap luftën për Championsin

by admin
Spread the love

Tottenham ka rihapur garën për një vend në Champions League pasi ka mposhtur rivalin direkt Arsenal me rezultatin e pastër 3-0. Në derbin e londrës veriore të besuarit e Contes nuk e vunë në asnjë moment në dyshim fitoren duke dominuar takimin pothuajse përgjatë 90 minutave.

Ndeshja nisi me një rritëm të qetë, ndërsa pas 20 minutash lojë, Cedric bënë një ndërhyrje të gabuar në zonë dhe detyron arbitrin të akordojë një 11-metërsh për vendasit. Penalltinë e merr përsipër goleadori Harry Kane që e transformon atë në një gol duke prishur edhe ekuilibrat e takimit.

Gjithçka do të bëhej edhe më e lehtë për të ekipin e Contes kur Holding lë me 10 lojtarë ekipin e Arsenal. Pak minuta më vonë Tottenham shfrytëzon epërsinë numerike dhe dyfishon rezultatin me të njëjtin autor, Harry Kane duke i çuar dhe ekipet në dhomat e zhveshjes në avantazhin e vendasve.

Edhe pjesa e dytë nis menjëherë në sulm nga Tottenham që gjen edhe golin e tretë me anë të Son që shënoi pas vetëm dy minutash lojë. Gjithçka duket e sigurt për Tottenham që kërkon të menaxhojë energjitë për ndeshjen e radhës.

Arsenal provon të ngacmojë vazhdimisht kundërshtarin, por me 10 lojtarë “Topçinjtë” duken të pafuqishëm për të bërë diçka më shumë. Kështu, sfida përfundoi me rezultatin 3-0 dhe Tottenham del nga ky takim me tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për një vend në Champions League.

Tashmë diferenca midis dy ekipeve është vetëm një pikë, me Arsenal që qëndron në vendin e katërt në kuotën e 66 pikëve. Me dy ndeshje nga fundi i kampionatit, Conte dhe lojtarët e tij po shpresojnë në një hap fals të “Topçinjve” dhe mbylljen perfekte të sezonit nga ana e të tijve. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE – Java 22
Tottenham – Arsenal 3-0
Shënues:
Kane (pen) 22’, 37’ Son 47’

Foto: Tottenham Hotspur, Twitter

You may also like