Toskanët rigjejnë suksesin pas 16 javësh, Empoli “macja e zezë” e Napolit

by admin
Spread the love

Nga Napoli te Napoli. Pas 16 ndeshjeve pa fitore në Serie A, Empoli rigjeti suksesin në fundjavë pikërisht përballë skuadrës së Spalletit, kundërshtarin e fundit që toskanët kishin mposhtur në kampionat në 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Një përmbysje e çmendur e skuadrës së teknikut Aurelio Andreazzoli, që përmbysi disavantazhin e 2 golave në 10 minutat e fundit të takimit, falë një dygolëshi të Pinamontit dhe golit të Henderson.

Asllani, Bajrami dhe Ismajli janë tre shqiptarët që kanë spikatur me fanellën e skuadrës toskane, që këtë sezon përveç Napolit ka arritur të fitojë edhe në Torino përballë Juventusit. / Oversport.tv

You may also like