Torres flet pasi i kaloi testet mjekësore te Barcelona

by admin
Spread the love

Javën e kaluar Barça dhe City arritën marrëveshje në parim për kalimin e yllit spanjoll në Camp Nou.

Ferran Torres i ka kaluar testet mjekësore dhe së shpejti pritet njoftimi zyrtar se ai është lojtar i ri i Barcelonës.

Dhe Torres, dje u pa duke stërvitur i vetëm në Valencia, sot iu nënshtrua testeve mjekësore për ta kompletuar kalimin në Camp Nou.

Pasi i kaloi testet mjekësore, 21-vjeçari u shpreh: “Jam shumë i lumtur”

Përfaqësuesi i Spanjës është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje afatgjate me Barcelonën, pasi vendosi të kthehet në atdhe, ku fillimisht e nisi karrierën te Valencia.

Zyrtarisht 21-vjeçari do të jetë lojtar i Barcelonës sot më vonë, pasi ekzaminimet mjekësore treguan se ai është mirë.

Besohet se Barcelona do ta organizojë një konferencë për media të martën për ta prezantuar Torresin. 

You may also like