Torino dhe Bologna ndajnë pikët – Vojvoda dhe Berisha kompletojnë ndeshjen, me këto nota u vlerësuan paraqitjet e tyre

by admin
Spread the love

Etrit Berisha ka debutuar ditën e sotme me Torinon në sfidën ndaj Bologna në transfertë. Sfida e javës së 28-të të Serie A që nisi në orën 15:00 u mbyll në barazim 0-0 duke mos prodhuar asnjë fitues.

Portieri i Kombëtares shqiptare bëri një paraqitje pozitive duke “kyçur” portën dhe nuk pësoi asnjë gol në sfidën e parë me skuadrën torineze.

Kurse, për Torinon u paraqitë edhe Mërgim Vojvoda, i cili luajti për të gjithë ndeshjes dhe kontriboi në repartin defansiv duke mbajtur edhe portën e pa prekur.

Paraqitja e Berishës u vlerësa me notën 7.2, kurse Vojvoda u vlerësua me notën 6.8.

Në sfidat e tjera të Serie A të luajtur sot, Fiorentina barazoi 1-1 ndaj Hellas Veronës në shtëpi, kurse Sassuolo shkatërroi me rezultatin e thellë 1-4 Venezia në transfertë.

You may also like