Topalli: Terreni i Ballkanit më ka shkaktuar shumë lëndime

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish- sulmuesi i Ballkanit, Jetmir Topalli, i cili luan për ekipin nga Superliga e Turqisë, Istanbulspor, ka folur për ish klubin dhe poashtu për infrastrukturën e stadiumeve të Kosovës.

Topalli tha se Ballkanin e sheh si kampion, teksa theksoi se ende i vuan lëndimet që i ka marrë në fushën e klubit,

‘Ballkani ka ardhë koha me u bë kampion, shpresoj që fundi të mos jetë i errët si dy vitet e kaluara’ – tha Topalli.

‘Nuk po tregojë sa është e vështirë puna e fushës sepse vetëm dihet, unë tash ende i vujë lëndimet që kam lujtë dy vjet aty, në momentin që kam fillu me ushtru në bari natyral kanë fillu të gjitha problemet, shpina, këmbët. Duhet me investu në infrastrukturë, sidomos në fusha’, tha Topalli në emisionin ‘Ekipi A’ në ATV.

Jetmir Topalli ka tani 2 gola dhe 2 asistime me skuadrën e re të tij Istanbulspor.

You may also like