Top Channel bëri mbrëmë të gjithë bashkë, a u takua Bora me Trixën dhe Donaldin? – Shqip

by admin
Spread the love

9:14 | 22 Shkurt 2022

Pas suksesit të madh të BBV për 4 muaj rresht mbrëmë motrat Hoxha organizuan “After Party”.

Festa ishte e madhe duke bërë bashkë të gjithë ish banorët e BBV, por vëmendja u përqendrua tek Donaldi dhe Trixa, shkruan lajmi.net.

Derisa mendohej se pas ‘sherrit’ me produksionin Donaldi s’do ishte i pranishëm, aktori e bëri të kundërtën. Ai shkoi bashkë me Romeon dhe Elgitin, por paraqitja e tij ishte e jashtëzakonshme, ku u shfaq si Spiderman.

Madje, pritej që mbrëmë Donaldi dhe Trixa të shfaqeshin bashkë meqë nuk shkuan asnjëri në post BBV, por siç duket raportet mes dyshjes nuk janë të mira.

Donald dhe Trixa nuk komunikuan fare me njëri-tjetrin, ai rrinte me shoqërinë kurse Trixa me vëllain e saj Albanin.

Por meqë ishte festë e Top Channel, ku u pa e pranishme edhe Olsa Muahmeti si një nga shoqet e mira të Borës, a ishte moderatorja prezente?

Sipas imazheve dhe storieve të postuara Bora Zemani vendosi të mos marrë pjesë, Bora postoi një video me djalin e saj Arborin duke treguar se si po e kalon mbrëmjen./Shqip/

You may also like