Toornstra: Moment i mrekullueshëm, shpresoj të fitojmë

by admin
Spread the love

Kapiteni Jens Toornstra foli në konferencën për shtyp në prag të finales së Conference League që Feyenoord do të luajë nesër kundër Romës në  “Air Albania”.

“Nuk ka shumë ditë që e kemi luajtur ndeshjen e fundit, por ishim në gjendje të përqendroheshim në Portugali, çdo gjë po na shkon shumë mirë. Moment i mrekullueshëm, por duhet të luajmë finalen e këtij turneu. Shpresojmë që çdo gjë të jetë e mrekullueshme pas 24 orësh.

Duhet të përqendrohemi të luajmë futboll, gjërat e tjera janë organizuar shumë mirë, nuk më takon mua të komentoj fjalët e Mourinhos. Shpresoj të jetë një ndeshje e kënaqshme, por rezultati do të jetë shumë i ngushtë. Shpresoj të fitojmë.

Tani do kemi përballë një kundërshtar të mrekullueshëm si Roma. Rëndësi ka të luajmë siç kemi bërë deri tani. Duhet të jemi të përqendruar dhe të kemi shpirt ekipi. Sigurisht që ka rëndësi në fund të fitojmë.

Tifozët e Feyenoordit në Tiranë? I kemi parë, është gjë shumë e mirë që ata ndodhën këtu për të na mbështetur”, ka thënë mesfushori holandez. / Oversport.tv

You may also like