Tonali po hetohet edhe në Angli, rrezikon dënim edhe më të rëndë

by admin
Spread the love

Sandro Tonali, i dënuar me 10 muaj pezullim për shkeljen e rregullave të basteve të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), do të jetë sërish nën hetim, këtë herë nga Federata e Futbollit në Angli (FA).

Lojtari italian, i cili tashmë po vuan pezullimin, u dënua për shkelje të kryera gjatë kohës që luante në Itali, kur ishte pjesë e Milanit. Hetimi i ri ka në fokus periudhën që ka kaluar nga fillimi i këtij sezoni, pas transferimit të tij te Newcastle. Tonalit tashmë po hetohet si lojtar i kampionatin anglez, çka do të thotë se mund të kemi  shtim të masës së dënimit.

Kur u pyet për këtë çështje, Dan Ashburton, drejtori sportiv i “Magpies”, deklaroi se “klubi po bashkëpunon me të gjitha federatat në fjalë”.


Top Channel

You may also like