Tonali i ka idetë e qarta: Milani do të mbrojë titullin kampion

by admin
Spread the love

Sandro Tonali ka ide të qarta për sa i përket objektivave sezonalë të Milanit të tij. Mesfushori italian konfirmon përgjatë një interviste dhënë për revistën Icon, se kuqezinjtë duan të mbrojnë titullin kampion të arritur në javën e fundit në sezonin e kaluar.

“Objektivi i radhës është të konfirmojmë atë që kemi bërë vitin e kaluar, që është gjithashtu edhe gjëja më e vështirë. Për të arritur këtë gjë duhet që të gjithë të qëndrojmë të përqëndruar në ëndrrën që kemi.”

Sandro Tonali zbuloi gjithashtu edhe një detaj se kush ishte pika e kthesës sezonin e kaluar që i çoi drejt titullit kampion. “Pas fitores me përmbysje në derbi ndaj Interit kuptuam se ishte një vit ndryshe nga të tjerët, se ndodheshim në majë për meritën tonë dhe që nuk duhet të dorëzoheshim në asnjë ndeshje. Për të arritur deri në atë pikë ishte gjithçka e lehtë.

E dinim se duhet të fitonim të gjitha ndeshjet dhe kur stërviteshim gjatë javës ishim shumë të karikuar dhe me energji dhe për këtë arsye gjithçka na dukej më e lehtë.” /oversport.tv

You may also like