Tollovi korridoreve të Onkologjisë, drejtori Kurtishi thotë se ka shumë përcjelles pa nevojë ndonjëherë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Nuk ka korridor të Klinikës së Onkologjisë që nuk ka pacientë e shoqërues të tyre në pritje.

Pamje këto që nuk janë hiç të rralla dhe pothuajse në çdo ditë pune.

Tollovia në Onkologji për drejtuesen e Shoqatës së Pacientëve me Kancer të Gjirit “Renesansa”, Violeta Pirana ngjan si të jetë një aeroport.

Pikërisht për pritjet, kushtet jo të mira, mungesën e hapësirave e të  stafit dhe ilaçet, gjatë kësaj fillimjave pacientët onkologjikë adresuan ankesë tek institucionet shëndetësore, duke i paralajmëruar se nëse nuk ndërmarrin masa do bëjnë që të mbyllet ky shërbim, njofton Shqip.

Drejtuesi i kësaj klinike, Ilir Kurtishi tha se ditët në fillim të javës kanë qenë të mbipopulluara për shkak të festës dhe bartjes së ditëve të shërbimit, ku vetëm në një ditë janë kryer 350 shërbime të kimioterapisë.

Kurtishi pohon se numri i përcjellësve në disa raste është i madh  por që në rastet kur ka mungesë ilaçesh është nevoja e tyre për shkak se i blejnë ato për familjarët që janë të prekur me kancer.

Për të zbutur sado pak pritjet dhe tollovitë së shpejti do të rriten kapacitetet prej 40 shtretërve ku zyra e drejtorit të klinikës do të shndërrohet në sallë kimioterapie bashkë me dy të tjera dhe do të shtohen infermierët.

Lidhur me pritjet shoqëruesit e pacientëve onkologjikë theksojnë se ka pritje, por ka edhe shërbime të mira.

Derisa për shoqatën “Renesansa” decentralizimi i disa shërbimeve bazë, sikurse furnizimi me barna do të ndikonte në minimizimin e fluksit në mënyrë që pacientët të kenë gjendje më të lehtë.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

 

You may also like