Tjetër rezultat zhgënjyes nga Barcelona, tashmë Reali -11 pikë

by admin
Spread the love

Barcelona merr barazimin e dytë radhazi në LaLiga, madje me të njëjtin rezultat 0-0.

Pasi u ndaj në “Camp Nou” nga Girona, “blaugranat” lanë dy pikë të tjera edhe në transfertë me Getafen.

Tashmë diferenca me Realin e Madridit të vendit të dytë është ngushtuar në 11 pikë, por që gjithsesi mbetet e thellë për të menduar se Barcelona mund ta humbë garën e titullit, kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje për t’u luajtur.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, duhet pranuar që në fund “Blaugranat” ishin me fat në fundin e sfidës, pasi Borja Mayora iu afrua shumë golit.

Për Barcelonën lojtari më i mirë në fushë ishte Raphinha, por tentativat e tij u ndalën nga portieri./ Shqip


Top Channel

You may also like