Tjetër ndryshim në kalendarin e Superiores, Kukësi-Egnatia spostohet të shtunën

by admin
Spread the love

Ka një tjetër ndryshim në kalendarin e javës së 9-të të Abissnet Superiore, që transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Pas ndryshimit të orarit të sfidës Vllaznia-Bylis, që ishte programuar të luhej të premten në orën 15:00 dhe u spostua në orën 17:45 të po të njëjtës ditë, FSHF njofton edhe një tjetër ndryshim.

Sfida Kukësi-Egnatia, që ishte programuar të luhej të premten në orën 15:00 do të luhet një ditë më pas, të shtunën në të njëjtën orë.

Java e 9-të do të zhvillohet e ndarë në 2 ditë, të premten dhe të shtunën. / Oversport.tv

Të premten

Teuta-Partizani 17:45

Vllaznia-Bylis 17:45

Të shtunën

Kukësi-Egnatia 15:00

Tirana-Erzeni 15:00

Kastrioti-Laçi 15:00

You may also like