Tjetër goditje për Rusinë, UEFA ndërpret bashkëpunimin me Gazprom

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një tjetër masë e marrë kundër luftës në Ukrainë nga UEFA është ndërprerja e menjëhershme e bashkëpunimit me kompaninë ruse “Gazprom”, që është sponsore e eventeve kryesore të këtij institucioni.

“UEFA ka vendosur gjatë ditës së sotme që të mbyllë bashkëpunimin me kompaninë “Gazprom” në të gjitha kompeticionet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe përfshin të gjitha marrëveshjet e arritura, edhe UEFA Champions League, kompeticionet e skuadrave kombëtare të UEFA-s dhe UEFA EURO 2024”, shkruhet në njoftimin në faqen zyrtare të qeverisë së futbollit europian. / Oversport.tv

Foto: uefa facebook

You may also like