Tjetër goditje e Kukësit, me verilindorët firmos ish-mesfushori i Dinamos

by admin
Spread the love

Kukësi vazhdon të jetë shumë aktiv në këtë sesion të merkatos. Klubi verilindor njofton se ka blerë mesfushorin Rimal Haxhiu.

23-vjeçari ka firmosur për një sezon me skuadrën që drejtohet nga trajneri Gega. Haxhiu ka qenë pjesë e Dinamos sezonin e kaluar.

“Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Rimal Haxhiu është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur me klubin deri në fund të sezonit, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Haxhiu e njeh mirë kampionatin shqiptar pasi sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Dinamos, teksa ka luajtur edhe Apoloninë në Superiore.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Haxhiu dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirë se vjen Rimal Haxhiu!”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv

You may also like