Tjetër emër në dëshirat e brazilit – Shqip

by admin
Spread the love

‘Seleçao’ shfaq interes për spanjollin Luis Enrique

Luis Enrique është emri i radhës në zyrat e Federatës Braziliane të Futbollit. Seleçao po përgatitet për një revolucion të vërtetë pas dështimit në Kupën e Botës dhe spanjolli konsiderohet si alternativa ideale për të pasuar Tite. Enrique është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e 5 herë kampionëve të Botës.

Presidenti Ednaldo Rodrigues ka lënë pas pushimet dhe kërkon të zgjidh sa më shpejt trajnerin e ri të kombëtares braziliane. Opsioni i parë për Brazilin ishte Pep Guardiola, por trajneri katalanas nuk është gati të largohet nga Manchester City.

Kjo bëri që zyrtarët Brazilian të fokusohen te Carlo Ancelotti, me italianin që mund të dorëhiqet nga Real Madrid në rast të një dështimi në kampionat dhe në arenën ndërkombëtare. Ndër emrat e përfolur për të marrë drejtimin e Brazilit është edhe ai i Jose Mourinho.

Ndërkaq, federata braziliane po punon edhe në tregun vendas, me teknikun aktual të Fluminense, Fernando Diniz kandidat potencial për të marrë drejtimin. 48-vjeçari konsiderohet si Guardiola braziliane, shkak që e favorizon për të marrë frenat e kombëtares Seleçao.

Klan News

You may also like