Titulli kalon nga Sassuolo, Carnevalli: Nuk do t’i bëjmë asnjë dhuratë Milanit  

by admin
Spread the love

Java e fundit në Serie A po afron dhe e gjithë vëmendja është në “Mapei Stadium” nga kalon edhe titulli kampion. Sassuolo do të presë në shtëpi Milanin dhe në rast të një surprize të paktëndshme nga ekipi i Dionisit, Milani mund të hedh poshtë punën e një viti në 90 minuta.

Të gjitha biletat për këtë ndeshje u shitën në më pak se 20 minuta, sigurisht një pjesë e mirë nga milanistët, po kjo gjë nuk e shqetëson drejtorin sportiv të Sassuolos, Giovanni Carnevali që për Corriere della Sera u shfaq i qetë dhe në pritje të javës së fundit të Serie A.

“Milani bën mirë të mendojë për festën pasi ka dy rezultate në dispozicion. E them këtë, por dua që ekipi im ta mbyllë kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk do t’i dhurojmë asnjë gjë atyre.

Unë shpresoj që ndeshja me Milanin të vijë dhe të përfundojë sa më shpjetë. Që nga java e kaluar telefoni im nuk ka pushuar asnjë moment dhe të dielën në mbrëmje shpërtheu fare. Është diçka e bukur që kampionati po luftohet deri në fund”.

I SURPRIZUAR? “Po sepse Interi dhe Napoli kishin diçka më shumë në letër. Por kuqezinjtë kanë treguar në katër ndeshjet e fundit se janë shumë të fortë. I bëj komplimetat e mia Piolit për punën që ka bërë”.

MAROTTA- “Nuk kam dëgjuar gjë prej tij. Megjithatë, me të kam një raport të mirë. Kam raporte të mira gjithashtu me Maldinin dhe Massaran që ka qenë edhe lojtari im te Pavia kur isha drejtor sportiv. Ishte edhe Allegri në atë skuadër”. /oversport.tv

You may also like