Titulli i Serie A? Koulibaly: Ndihem napolitan, duam të realizojmë një ëndërr  

by admin
Spread the love

“Ndihem napolitan. Më pëlqen Napoli. Ne duam të realizojmë një ëndërr”. Kështu e nisi fjalën e tij Kalidou Koulibaly, në mikrofonat e Radio Kiss Kiss, dy ditë përpara ndeshjes ndaj Atalantës në Bergamo. Mbrojtësi është rikthyer nga angazhimet e tij me kombëtaren e Senegalit dhe është gati të japë kontributin e tij për fazën finale të Serie A.

“2022 filloi shumë mirë me kombëtaren, shpresoj të sjell një pjesë të Napolit me vete në Katar. Megjithatë, tani jam plotësisht i përqendruar për të ndjekur një ëndërr së bashku me qytetin tonë”.

TITULLI KAMPION- “Mungojnë 8 ndeshje të cilat mund të jenë shumë ose edhe pak. Do të jenë 8 finale dhe duhet të luftojmë për çdo ndeshje. Do të jetë shumë e vështirë, por do të jemi atje sepse e përsëris ne kemi një ëndërr në zemër, si të gjithë tifozët e Napolit në botë”.

SFIDA NDAJ ATALANTËS- “Duhet të luajmë një ndeshje me intensitet të lartë. Do të jetë shumë e rëndësishme të mos pësojmë gol. Me Veronën dhe Udinesen fituam, por edhe pësuam gola. Duhet t’i rikthehemi të mos pësojmë, sepse nëse nuk pësojmë, lojtarët që kemi përpara kanë shumë cilësi dhe do të jetë më e lehtë”.

RAPORTI ME SPALLETTIN-  “Kam një marrëdhënie të mrekullueshme me Luciano Spallettin. Sapo ai mbërriti, e vura veten në dispozicion të tij plotësisht, ai më mësoi shumë dhe po jap gjithçka për ta kënaqur. E di që mund të mbështetem tek ai dhe ai e di se mund të mbështetet tek unë.

Ne kemi një marrëdhënie të mrekullueshme edhe nga ana njerëzore. Kur humbëm disa ndeshje, veçanërisht kundër Milanit, trajneri na ka dhënë gjithmonë energji dhe na ka ndihmuar të rikthehemi. Kjo energji është shumë e rëndësishme për grupin”. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook

You may also like