Titullar i padiskutuar, Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Muajit” te Napoli

by admin
Spread the love

Është kthyer prej kohësh në një titullar të padiskutueshëm te Napoli. Amir Rrahmani nuk ndalon së shkëlqyeri me Napolin e tij dhe tashmë është vlerësuar edhe nga klubi i tij me një çmim.

Ai është shpallur “Lojtari i Muajit” shkurt për Napolin. Dy fitore dhe dy barazime në Serie A në muajin shkurt si dhe një rikthim i madh në luftën për titull.

Amir Rrahmani ka arritur të jetë një pikë kyçe te Napoli dhe formon dyshen e mbrojtjes me Koulibaly. Kështu, në një votim të hapur nga Napoli për tifozët, Rrahmani dominoi me vota duke arritur të shpallet “Lojtari i Muajit” shkurt. /oversport.tv

You may also like