Tirana rrezikon të mbetet pa merkato, Vairinen fiton gjyqin me bardheblutë

by admin
Spread the love

Tirana mund të marrë një goditje të madhe pasi u shpall kampion i Shqipërisë në edicionin e Kategorisë Superiore që lamë pas. Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, klubit bardheblu mund t’i bllokohet merkato për tre sesione për shkak të një gjyqi të humbur në FIFA.

Futbollisti finalndez Tim Vairinen fitoi gjyqin e tij me Tiranën në FIFA dhe tashmë klubi bardheblu i detyrohet atij 123 mijë euro. Gjithashtu deri sa Tirana të paguajë shumën e deklaruar, merkato e saj mund të bllokohet për tre sesione.

Megjithatë, ende nuk ka një vendim zyrtar për sa i përket merkatos së Tiranës. Gjithçka pritet të zbardhet në të ardhmen, por ajo që raportohet është se tashmë bardheblutë rrezikojnë seriozisht që merkato e saj të bllokohet në rast se merret vendimi. /oversport.tv

You may also like