Tirana për hakmarrje ndaj Kastriotit, finale mbijetesë në Elbasan dhe Korçë sot

by admin
Spread the love

Superiorja u rikthye një ditë më parë me barazime pa gola mes skuadrave që luftojnë për kupat e Europës, kurse sot do të ketë betejë për qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Të tria ndeshjet do të zhvillohen në orën 16:45. Tirana do të presë në “Selman Stërmasi” skuadrën më në formë të javëve të fundit, Kastriotin.

Bardheblutë duan hakmarrjen për humbjen e pësuar kundër krutanëve në Kamzë dhe tre pikët do bënin që titulli kampion të jetë një formalitet, pasi diferenca me Laçin do të shkonte 18 pikë.

Në Korçë dhe Elbasan ka betejë për jetë a vdekje. Dinamo-Teuta dhe Skënderbeu-Egnatia janë në program. Blutë e kanë shansin e fundit ndaj kampionëve në fuqi, edhe pse matematika i mban në lojë. E njëjta gjë vlen edhe për Skënderbeun e vendit të fundit, që kundër Egnatias është i dënuar të fitojë. / oversport.tv

You may also like