Tirana fiton në Shkodër/ Mund Vllazninë në Loro Boriçi dhe pa tifozët

by admin
Spread the love

Tirana nuk ndalet dhe fiton edhe klasiken e futbollit shqiptar me Vllazninë në Loro Borici pak ditë pas suksesit në derbi me Partizanin.

Bardheblutë konfirmojnë dhe një herë se nuk janë rastësisht në krye të klasifikimit dhe këtë gjë në Shkodër e konfirmojnë jo vetëm me rezultatin. Xhixha në minutën e 26-të ja del mbanë të përfitojë nga dalja e skuadrës vendase dhe me një kundërsulm perfekt i shmanget mbrojtjes dhe portierit Zogovic për të shënuar golin e avantazhit.

Në pjesën e dytë gjërat vështirësohen për skuadrën e drejtuar nga Orges Shehi pasi për rreth 20 minuta detyrohet të luaj me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të Tolit, gjithsesi as inferioriteti numerik nuk solli asgjë në favor të Vllaznisë.

Madje Tirana shënon edhe golin e dytë në të njëjtën mënyrë, një kundërsulm që i jep mundësinë këtë herë Seferit të shënojë dhe golin e dytë duke vulosur përfundimisht rezultatin e këtij takimi 0-2.

Pas kësaj fitoreje bardhebluë mbeten 3 pikë përpara Kukësit në krye të klasifikimit ndërkohë që Vllaznia mbetet përkohësisht në vendin e 4-t.

Më herët në ndeshjet e së shtunë skuadra e Laçit ka fituar 2-0 në shtëpi ndaj Skëndërbeut ku heroi i takimit ishte Guindo, i cili ka realizuar një dopietë.

Goli i parë u realizua në minutën e 40′ falë një penalltie të fituar nga Regi Lushkja. Më pas goli i dytë u shënua në minutën e 65′ falë një pasi perfekt nga Ardit Deliu dhe Guindo u tregua i saktë përpara porte teksa dribloi dy kundërshtarët dhe tund rrjetën mjeshtërisht.

E fillon me fitore aventurën e tij të re në krye të pankinës së Lacit trajneri Mirel Josës, me skuadrën kurbinase që renditet në vendin e shtatë në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Skënderbeu “noton në ujëra të turbullta” teksa klasifikohet në vendin e fundit në kuotën e 3 pikëve.


Top Channel

You may also like