Tirana dorëzohet para “tankut” Kastrioti, Dinamo e Skënderbeu në humnerë

by admin
Spread the love

Tirana shtyn festën e titullit kampion! Bardheblutë, që kryesojnë me 15 pikë më shumë se Laçi i vendit të dytë, janë mposhtur 0-1 nga Kastrioti në “Selman Stërmasi” dhe tani duhet të mendojnë për duelin e radhës.

Krutanët po i befasojnë të gjithë, pasi për ta kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në kampionat dhe me këtë ecuri jo vetëm që mbijetesën nuk e llogarisin, por mund të shohin edhe më lart pasi Partizani i vendit të katërt është vetëm 3 pikë larg.

Dueli i sotëm në kryeqytet u vendos nga një gol i shënuar nga Onanuga në minutën e 17-të, ndërsa Tirana më pas u mundua shumë që të realizonte me Xhixhën e Seferin, për të shmangur të paktën humbjen. Bardheblutë nuk ia dolën dot dhe e mbyllin me bilanc negativ kundër Kastriotit, që u ka marrë 7 pikë.

Fitore 0-1 kanë marrë edhe Teuta e Egnatia, ccka bën që Dinamo dhe Skënderbeu të jenë me një këmbë në Kategorinë e Parë. Durrsakët mposhtën blutë në “Elbasan Arena” me një gol të Hebajt, i cili shfrytëzoi një gafë të portierit Simon Simoni.

Në Korçë fatet e ndeshjes i vendosi një eurogol me goditje dënimi. Demiri Imeri shtangu portierin Rexhepi në fillim të pjesës së dytë, ndërkohë që Delarge më vonë u ndal nga trau i portës për golin e dytë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 30

Tirana-Kastrioti 0-1
Shënues
: Onanuga 17’

Dinamo-Teuta 0-1
Shënues:
Hebaj 56’

Skënderbeu-Egnatia 0-1
Shënues:
Imeri 52’

 

You may also like