TIPIK PREMIER LIGË/ Ndeshje e çmendur në “Molineux”, Leeds përmbys Wolves me tri gola në pjesën e dytë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Leeds United mori një fitore të çmendur me përmbysje në përballjen e javës së 30-të të Premier League, duke mundur në transfertë 2-3 Wolves në një nga ndeshjet më të bukura të këtij edicioni.

Edhe pse “ujqërit” shënuan dy herë në pjesën e parë, befasia erdhi në 45-minutëshin e dytë.

Fillimisht Jonny shënoi në të 26-ën, ndërsa më pas Trincao arriti të dyfishonte epërsinë në kohën shtesë, pas më shumë se 8 minutash të akorduara nga gjyqtari i katërt, pasi Leeds bëri tri ndyshime të detyrueshme për arsye dëmtimesh.

Në pjesën e dytë, Wolves mbeti me 10 lojtarë në të 53-ën, pasi Himenez mori dhe kartonin e dytë të verdhë dhe 10 minuta më vonë Harrison arriti që të shënonte golin e parë për të besuarit e Jesse Marsch.

Tri minuta më vonë, Rodrigo shënoi dhe golin e barazimit, duke e bërë ndeshjen më interesante. Në momentin kur të gjithë menduan se sfida po shkonte drejt barazimit, Ayling shënoi golin e tretë për Leeds, që arriti të merrte fitoren e dytë radhazi në Premier League e tashmë ngjitet në kuotën e 29 pikëve, duke fituar besim se do të evitojë rënien nga kategoria.

Në anën tjetër, Wolves u befasua në shtëpi dhe u ndal pas dy fitoreve radhazi, duke mbetur në vendin e tetë me 46 pikë e duke bërë një hap fals në garën për një vend në kupat e Evropës.

You may also like