TikTok kopjon Snapchat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

TikTok
është aplikacioni më i fundit që kopjon Snapchat-in.

Gjigandi social ka konfirmuar hyrjen e
opsionit të ri, “Story”. Tashmë edhe përdoruesit e tij mund të hedhin foto e
video që fshihen automatikisht pas 24 orësh.

TikTok po e teston opsionin e ri përpara se ta
bëjë të disponueshëm për të gjithë përdoruesit e platformës. Duket se
përmbajtja e shpejtë, jo-afatgjatë është trendi i mediave sociale të cilat po
përpiqen të tejkalojnë njëra-tjetrën në garën për të patur sa më shumë
përdorues.

TikTok është aplikacioni i fundit që bën një
ndryshim në opsione duke kopjuar Snapchat-in, pas WhatsApp.

Ky i fundit integroi opsionin e mesazheve foto
e video që vetëshkatërrohen pasi marrësi i ka hapur. /Gazeta Sinjali/

You may also like