Tifozi i Liverpoolit publikon foton me topin që e priti nga penalltia e Kepas

by admin
Spread the love

Një tifoz i Liverpool në stadiumin e Wembley arriti të kapte topin e gjuajtur nga Kepa Arrizabalaga nga penalltia, shkruan Insporti.

Kepa zëvendësoi Edouard Mendy për penalltinë e së dielës në finalen e Carabao Cup dhe nuk arriti të shënojë, për t’i dhënë Reds triumfin e nëntë të Carabao Cup.

Një tifoz i Liverpoolit e pati fatin që ta priste topin nga tribunat prapa dhe atë e mori me vete në shtëpi.

“Vetëm babi mund ta priste topin e penalltisë së Kepas dhe ta mbante”, shkroi një tifoz në rrjetet sociale.

Liverpooli dje arriti të fitonte trofeun e Carabao Cup, duke e mposhtur në finale Chelsean, vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

/Insporti.com

You may also like