Tifozët hyjnë në fushë dhe shkatërrojnë VAR-in pasi u anulua goli në minutat e fundit

by admin
Spread the love

Ndeshja e vlefshme për javen e 29-të të Brasilerao u luajt në Arena do Grêmio dhe vendasit humbën 3-1 nga Palmeiras: Skuadra e Vágner Mancini nuk po lundron në ujëra të mira, por kjo nuk mund të jetë një justifikim për sa ndodhi në fishkëllimën e fundit të ndeshjes.

Tifozët e Gremios hynë në fushë për të thyer gjithçka dhe, mes skenave të vërteta te vandalizmit, përfunduan duke shkatërruar kabinën e VAR-it që gjyqtarët përdorin për të rishikuar pamjet.

Pamje të tmerrshme që tashmë kanë bërë xhiron e botës për vrullin me të cilin pushtuesit u hodhën kundër çdo objekti që u ndodhte para tyre deri te monitori i vendosur pranë tunelit që të çon në dhomat e zhveshjes.

Gremio nuk po përjeton një moment pozitiv dhe ndeshja e humbur dje ndezi inatin e ‘torceadores gremistas’, të cilët sulmuan mbi të gjitha VAR-in, sepse anuloi golin e mundshëm 2-2 vetëm pak minuta nga fundi teksa me pas erdhi goli i miqve.

Në mes të pushtimit pati përleshje mes tifozëve të dy skuadrave dhe Raphael Veiga, mesfushori i Palmeiras dhe autori i një dygoleshi, iu desh të vraponte drejt dhomës së zhveshjes, duke lënë intervistën përgjysmë për të shmangur vandalizmin dhe egersine e pushtuesve te fushes.

Nëse situata në fushë është tashmë e vështirë, tani gjërat mund të ndërlikohen për Gremion:  rrezikon tani një sanksion të rëndësishëm për ngjarjet që ndodhën orët e fundit në stadiumin e tij dhe kjo do të rëndonte edhe më shumë në një renditje tashmë të komplikuar duke pasur parasysh vendin e parafundit në renditje pas 28 javesh kampionat.

You may also like