Tifozët gati për goditjen e pestë në merkato, Milan pas sulmuesit holandez

by admin
Spread the love

Drejtuesit e Milan vijojnë punën në merkato dhe pas firmës me lojtarë si Ruben Loftus-Cheek, Luca Romero, Christian Pulisic dhe Marco Sportiello janë gati për goditjen e pestë.

Në fokusin e kuqezinjve është një sulm dhe i preferuari i italianëve është Arnaut Danjuma.

Sezonin e fundit holandezi e kaloi te Tottenham në Premier League teksa ishte i huazuar nga spanjollët e Villareal. Synimi i drejtuesve të Milan është që ta transferojnë holandezin nëpërmjet formulës së huazimit dhe për ta shtuar si një alternativë më shumë në repartin ofensiv të trajnerit Stefano Pioli.

Danjuma përshtatet më së miri në krahun e djathtë të sulmit dhe do të ishte një opsion më shumë përveç Pulisic. Sulmuesi i është ofruar Milanit nëpërmjet përfaqësuesëve të tij dhe kuqezinjtë po e studiojnë mundësinë për ta transferuar. 26-vjeçari është pjesë e kombëtares së Holandës prej vitit 2018, teksa me “tulipanët” numëron gjashtë ndeshje dhe dy gola.

Megjithatë, Danjuma nuk është opsioni i vetëm për Milanin sa i takon sulmit teksa ai që kryeson listën është lojtari i Portos, iraniani Mehdi Taremi. Nga ana tjetër, kuqezinjtë vijojnë të insistojnë edhe për mesfushorin Tijjani Reijnders të AZ Alkmaar./Shqip


Top Channel

You may also like