Tifozët e provokuan me emrin e Messit, por Ronaldo u kërkon falje tifozëve për gjestin e shëmtuar

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo ka pranuar se kishte gabuar që bëri një gjest të turpshëm në fund të fitores së Al Nassr ndaj Al Shabab muajin e kaluar.

39-vjeçari bëri gjestin ndaj mbështetësve që i kishin brohoritur ‘Messi, Messi’ – teksa ai mbylli veshët përpara se të sinjalizonte drejt organit gjenital.

Si rezultat, Ronaldo u pezullua për një ndeshje nga federata e futbollit saudit dhe ai është zotuar të mos i përsërisë veprimet e tij, por përsëriti se do të kishte kaluar pa u vënë re në Evropë.

Duke folur në një konferencë për shtyp, ish-sulmuesi i Real Madrid tha: “Unë gjithmonë do të respektoj kulturat e të gjitha vendeve, siç kam respektuar deri më sot, por jo gjithmonë ajo që njerëzit shohin është realitet”.

“Siç thashë dhe do ta them sërish, është e qartë që nuk do ta bëj më në këtë vend, por në Evropë është shumë normale”.

“Ndonjëherë pasioni dhe emocioni i lojës na nxitë të bëjmë disa gabime”, ka shtuar më tej portugezi.

Pezullimi i Ronaldos e bëri atë të humbasë barazimin 4-4 të Al-Nassr kundër Al-Hazm më 29 shkurt.

Al Nassr aktualisht ndodhet i dyti në tabelën e Ligës Pro Saudite, por është 12 pikë prapa liderit Al-Hilal.

You may also like