Tifozët e Partizanit e duan “kokën” e trajnerit të kuq: Ilir Daja jep dorëheqjen, ekip pa gjak

by admin
Spread the love

Partizani po përjeton ditë të errëta. Të kuqtë e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa e shohin veten në vendet e fundit të tabelës. Jo vetëm kaq, pasi mbrëmë u humb edhe derbi 1-0 ndaj Tiranës.

Tifozët kanë ‘vërshuar’ në faqën zyratre të klubit me komente menjëherë pas 90 minutëshit në Air Albania. Lojtari i 12-të nuk pajtohet assesi me situatën dhe ata janë të sigurtë se kanë gjetur fajtorin. Nëse lexon komentet, tifozët fajësojnë fillimisht trajnerin Ilir Daja.’Daja Out’ dhe ‘Ekip pa gjak pa ide, Daja jep dorheqjen’, janë ato që të bien në sy.

Ka nga ata që e kanë edhe me skuadrën, teksa mund të lexojmë: ‘Ekip m***’, apo edhe ‘Asnjoni aty se ndjen ate fanelle.Nuk ja kan haberin se ca mbajne vesh’. Partizani do kërkojë ringritjen e menjëherëshme që në takimin e radhës, ku kreyqytetasit do masin forcat me debutuesit e Egnatias.

You may also like