“Tifozët e kanë festë, për ne është punë”, Sylvinho përgjigjet në pyetjen se a do ta thërret Brojën në “Euro 2024”

by admin
Spread the love

Shqipëria luan si e kualifikuar ndeshjen e fundit në Grupin E ndaj Ishujve Faroe.

Në vigjilje të përballjes së të hënës në orën 20:45, do të kërkohet të sigurohet vendi i parë në grup ndërsa në konferencë për shtyp foli trajneri Sylvinho.

Braziliani theksoi se kuqezinjtë nuk duhet ta ulin ritmin ndaj Ishujve Faroe, ndërsa shtoi se llogaritë për lojtarët e grumbulluar do të bëhen vetëm pasi të përfundojë ndeshja e fundit në grupe.

“Dua të falënderoj të gjithë njerëzit në Shqipëri, është një ëndërr. Që kur u kthyem kemi menduar për ndeshjen me Ishujt Faroen, kanë lojtarë të gjatë dhe që mbrohen mirë. Ne kemi edhe objektivin tjetër që është vendi i parë në grup, duhet të bëjmë një paraqitje të mirë dhe më pas të presim një pozitë më të mirë për shortin e dy dhjetorit. Është një ndeshje e vështirë, por jemi në kushte shumë të mira dhe ta mbyllinm me fitore këtë fushatë”, tha Sylvinho në konferencën për media, shkruan Supersport.

“Tifozët vijnë të festojnë, ne jemi në punë. Sa i përket ndryshimeve është pak e vështirë, djemtë vijnë vetëm pas një stërvitje rikuperuese, nuk ka pasur shumë kohë. Duhet të hedhim në fushë një skuadër më të freskët dhe do të ketë ndonjë ndryshim”, theksoi Sylvinho.

Ai u pyer nëse Armando Broja dhe Marash Kumbulla do të fohen në “Euro 2024”.

“Do të komunikojmë me lojtarët, kemi shumë lojtarë. Nesër kemi një finale për vendin e parë dhe më pas do të mendojmë. Sa i takon lojtarëve si Broja dhe Kumbulla, ata janë të dëmtuar, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë. Do të shohim, është një punë e vështirë për trajnerin, por edhe e bukur sepse do të përzgjidhen më të mirët”, theksoi ai.

You may also like